Tifozët i drejtohen presidentit: Paratë e lojtarëve dërgoji në Shqipëri

Futboll

Tifozët i drejtohen presidentit: Paratë e lojtarëve dërgoji në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:55
Tifozët i drejtohen presidentit: Paratë e lojtarëve dërgoji në Shqipëri

Te Napoli është hapur prej disa kohësh një luftë e madhe mes lojtarëve dhe presidentit De Laurentis.

Ky i fundit kërkoi një mbledhje me ekipin pas një periudhe krize dhe ndeshjeve zhgënjyese të Napolit, por nuk mori përgjigjen e duhur.

Të gjithë lojtarët nuk e pranuan mbledhjen dhe u shpërndanë në shtëpitë e tyre.

Kjo solli edhe nervozizmin e presidentit, që ka bërë gati gjobat për lojtarët dhe uljen e rrogave në muajt pasardhës.

Gjithashtu edhe tifozët e Napolit kanë dalë kundër lojtarëve të tyre, duke i quajtur mercenarë.

Ndërkohë në orët e fundit, po këta tifozë i janë drejtuar De Laurentis duke u shprehur se ato para të gjobave për lojtarët t’i dërgojë në Shqipëri pas katastrofës që ka ndodhur pas tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat