Barcelona dhe Reali në garë për Aubameyang

Futboll

Barcelona dhe Reali në garë për Aubameyang

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:38
Pierre-Emerick Aubameyang

Barcelona dhe Real Madrid janë duke “luftuar” për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang që prej kohës kur u transferua në “Emirates” ka qenë ylli i skuadrës, derisa sezonin e kaluar ka shënuar 31 gola ndërsa këtë sezon ka shënuar nëntë.

Kontrata e sulmuesit me prejardhje nga Gaboni përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Mirëpo, nëse “topçinjtë” dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë lojtari pritet të largohet.

Më herët Aubameyang ka qenë i lidhur me një kalim në Kinë, por dëshira e tij është të vazhdojë të qëndrojë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat