Shkupi ka marrë fitore të rëndësishme

Futboll

Shkupi ka marrë fitore të rëndësishme

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:41
Shkupi ka marrë fitore të rëndësishme

Shkupi ka marrë fitore të rëndësishme dhe tri pikë mjaftë të vlefshme në xhiron e 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi në Çair fituam me rezultat 3:1 Akademia Pandevin.

Golat për triumfin e bardhebluve u realizuan nga Sergio, Dembo dhe Jusufi. Para nisjes së takimit u mbajtë një minutë heshtje për viktimat që humbën jetën e tyre në termetin në Shqipëri.

Ndeshja nuk nisi mirë për ekipin tonë, kur pas vetëm 7 minuta lojë u ndëshkuam nga kundërshtari, që shkuan në epërsi me anë të Marko Rajkoviqit. Në vijim bardheblutë krijuan disa raste, me Jurinën që tentoi në minutën e 12-të, ndërsa më pas kishin raste edhe Bajramin dhe Sergion, por pa finalizim. Terreni i vështirë, na pamundësoi  të bëjmë lojën qē dëshironim, ndërsa deri në fund të pjesës së parë regjistruam edhe disa raste, që nuk u konkretizuan me gol.

Në fraksionin e dytë, kishim një lojë më dominues në fushë. Sergio kishte rastin e parë në minutën e 59-të, kur tentoi me kokë, ndërsa braziliani 7 minuta më vonë barazoi shifrat përkohësisht, duke shënuar gol nga branda zona. Pas shënimit të golit të parë, ekipi u frymëzua dhe mori frenat e lojës në dorrë, duke dominuar plotësisht.

Goli i dytë që solli dyfishoi gëzimin në tribuna erdhi në minutën e 77-të, kur Dembo shënon gol të bukur për shifra 2:1. Të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani, vazhduan me rritmin e njejtë edhe në vijim, ndërsa për të vulosur fitoren e bardhebluve mendoi Fatjon Jusufi që shënoi golin e tretë për ekipin dhe rezultat përfundimtar 3:1.

Kështu ekipi mori tri pikë të rëndësishme në kampionat, ndërsa ndeshjen e radhës e luan kundër Shkëndijës në Tetovë", - thuhet nga FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat