Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.
Umiti sezonin e kaluar po vuante nga një lëndim, gjë që shkaktoi të luaj vetëm 15 ndeshje në fanellën e Barcelonës.
Francezi ka thënë se me kënaqësi do të përfundonte karrierën në “Camp Nou”, por dëshiron të luaj.
“Do të doja të përfundoja karrierën në Barcelonë, por jam i ri. Kam kohë dhe dua të luaj dhe të fitojë tituj”, deklaroi ai.
Umtiti u transferua në Barcelonë në vitin 2016 nga Lyon dhe ka luajtur 101 ndeshje.
Sot Barcelona do të luaj kundër Dortmundit në kuadër të grupit F në Ligën e Kampionëve.