Lajm i rëndësishëm për Granit Xhakën

Futboll

Lajm i rëndësishëm për Granit Xhakën

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:25
Lajm i rëndësishëm për Granit Xhakën

Arsenal të enjten në ‘Emirates Stadium’ takohet me Eintracht Frankfurtin në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës.

Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se Granit Xhaka mund të luajë të enjten, duke lënë pas gjithë ato probleme që ndodhën që nga ndeshja kundër Crystal Palace në Premierligë, ku pati një zënkë me tifozët.

“Ai është me grupin dhe ka mundësi të luajë”, ka deklaruar Emery.

“Shpresoj që çdo tifoz ta mbështesë atë. Rikthimi i Xhakës do të jetë i rëndësishëm për ne”, ka shtuar Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat