Deklaratë e papritur e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së 

Futboll

Deklaratë e papritur e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së 

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:29
Deklaratë e papritur e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së 

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, pas shkrimeve të pavërteta dhe që kanë qëllim për të sjellë konfuzitet tek komuniteti i futbollit, lëshon këtë:

Deklaratë

Përkundër sukseseve të jashtëzakonshme të futbollit kosovar, grupet e njohura për opinion që s’kanë të bëjnë fare me futbollin, e të cilët po e sakrifikojnë edhe një ”karrierist” të paskrupullt nga Administrata, vazhdojnë të bëjnë fushatë të egër të mbledhjes së nënshkrimeve, kinse për të propozuar kandidatë për kryetar.

Iu përkujtojmë edhe një herë të gjithë atyre që mundohen të përfitojnë nga intrigat dhe konfuziteti se:

1.Kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi është zgjedhur më 6 korrik 2018, për mandat katërvjeçar, i votuar në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e Kuvendit pa asnjë vote kundër.

2.Procesverbali i është dërguar UEFA-s, FIFA-s, MKRS, Ministrisë së Administratës Publike dhe KOK-ut;

3.Në Kuvend ishin prezent delegatë nga UEFA, nga FIFA, MKRS, KOK, Federatat tjera etj. dhe kanë raportuar për një Kuvend jashtëzakonisht të qetë, të rregullt ligjërisht dhe pa asnjë kundërshtim apo vërejtje.

4.Raporti i delegatëve të FIFA-s dhe UEFA-s si dhe urimi i Kryetarit të FIFA-s dhe UEFA-s përmend qartë mandatin katërvjeçar dhe uron suksese në punën e tij.

5.Vetëm delegatët e Kuvendit e kanë të drejtën ekskluzive që në çdo kohë të kërkojnë llogari nga çdo anëtar i saj, e jo grupet me të kaluar të dyshimtë dhe me qëllime të pastra përfitimi e destabilizimi të futbollit kosovar.

Vitin e ardhshëm do të bëhet rizgjedhja e anëtarëve të KE-së, të cilat zgjedhje do të bëhen në regjionet e futbollit dhe këtë zgjedhje të anëtarëve të KE-së, Kuvendi i FFK-së e vërteton në kohën dhe afatet e caktuara me ligj, nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat