Mustafi insiston

Futboll

Mustafi insiston

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:56
Mustafi insiston

Shkodran Mustafi insiston se presioni ndaj trajnerit Unai Emery ndihet ngjashëm edhe nga lojtarët e Arsenalit.

Trajneri spanjoll është nën presion të madh pas 12 ndeshjeve me vetëm katër fitore të siguruara deri tani.

“Mbi të gjitha ne luajmë për klubin”, ka thënë mbrojtësi shqiptar në konferencën për shtyp pasditen e sotme.

“Më pas sigurisht ne luajmë për njëri-tjetrin. Ne jemi një skuadër. Nëse trajneri është nën presion edhe lojtarët janë në presion. Ne qëndrojmë së bashku”

“Të gjithë janë duke dhënë më të mirën. Trajneri është duke u përpjekur për të organizuar skuadrën dhe ne si lojtarë jemi duke u përpjekur për të shfaqur në fushë punën që bëjmë çdo javë në stërvitje”, theksoi ai.

Arsenali luan nesër në “Emirates” ndaj Eintracht Frankurtit dhe Mustafi pritet të jetë nga minuta e parë në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat