Beqiri: Fitorja, meritë e futbollistëve

Futboll

Beqiri: Fitorja, meritë e futbollistëve

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 19:32
Beqiri: Fitorja, meritë e futbollistëve

Trajneri i FC Struga është shprehur i lumtur pas fitores së madhe kundër kampionit aktual, Shkëndija nga Tetova me rezultat 2:1.

"Kemi ngritje në ndeshjet e fundit dhe është normale që të besojmē deri në fund të ndeshjes", deklaroi trajneri Jeton Beqiri.

"E gjithë merita shkon për futbollistët të cilët për një periudhë të shkurtët arritën të mposhtin dy skuadrat më të mira në Maqedoninë e Veriut", shtoi ai.

"Megjithate duhet të qëndrojmë me kembë në tokë, sepse sipas meje ndeshjet deçizive vijnë në vazhdim", tregon strategu i FC Struga.

"E kemi për obligim ndaj tifozëve tanë që ti bëjmë mbyllje të mirë kampionatit në tre ndeshjet e fundit që kanë mbetur. Dy në kampionat dhe një në kupë", i tha në fund trajneri Jeton Beqiri gazetarit Reshat Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat