Paul Pogba: Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë

Futboll

Paul Pogba: Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:05
Paul Pogba

Mesfushori i Francës dhe Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka shprehur solidaritetin me viktimat e tërmetit shkatërrues në Shqipëri, duke bërë thirrje për t’u lutur për popullin shqiptar.

30 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së marte.

Klube të mëdha italiane dhe futbollistë të ndryshëm të famshëm janë lutur për viktimat e kësaj fatkeqësie tragjike dhe kanë shprehur solidaritet me gjithë popullin shqiptar që nga dita e martë.

Në mesin e tyre dhe njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në botë tani, fituesi i Kupës së Botës 2018 me Francën, Pogba.

26-vjeçari ka shkruar në Twitter: “Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë”, në një postim që përmban edhe një fotografi me flamurin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat