Tërmeti në Shqipëri, preket Granit Xhaka dhe poston mesazhin!

Futboll

Tërmeti në Shqipëri, preket Granit Xhaka dhe poston mesazhin!

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 10:07
Granit Xhaka

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, edhe pse po përjeton një moment aspak të lehtë të karrierës së tij, sigurisht që nuk mund të mos prekej për atë që po ndodh në Shqipëri me tërmetin e fuqishëm dhe sidomos viktimat që e kanë kaluar numrin 30.

Në postimin e bërë për Instagram, Xhaka kujton rrënjet e tij.

“Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”, shkruan futbollisti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat