Khabib firmos kontratën për sfidën e radhës, pret përgjigjen e atij

Futboll

Khabib firmos kontratën për sfidën e radhës, pret përgjigjen e atij

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:10
Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, do të mbrojë titullin në eventin UFC-249, që do të zhvillohet më 18 prill 2020, në Nju Jork (Brooklyn).

Lajmin e konfirmon ESPN, që shton se kampioni rus ka firmosur prej disa ditësh kontratën për sfidën e radhës.

Gjithsesi, kjo sfidë nuk është bërë zyrtare, pasi pritet që të firmosë kontratën edhe rivali i tij, Tony Ferguson. Sfida mes dy sportistëve është planifikuar 4 herë në të shkuarën dhe po 4 herë është anulluar për arsye të ndryshme.

Këtë herë duket se ky është momenti i duhur për të bërë këtë sfidë realitet, por zyrtarizimi do të bëhet pasi Ferguson të hedhë firmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat