Haaland vendos rekord dhe sfidon më të mirët e Europës

Futboll

Haaland vendos rekord dhe sfidon më të mirët e Europës

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:26
Erling Haaland

Erling Haaland po magjeps botën e futbollit me paraqitjet e tij. Sulmuesi i Salzburg-ut është zbulimi i vërtetë jo vetëm i Champions League, por i gjithë sezonit.

Norvegjezi ka vendosur një rekord tjetër me golin e shënuar mbrëmjen e së mërkurës kundër Genk. 19-vjeçari, në fakt, është bërë lojtari i parë Under 20 që ka shënuar në pesë ndeshjet e para të luajtura në Champions, edhe duke marrë parasysh ish-Kupën e Kampionëve.

Halaand ka shënuar 8 gola në këtë Champions, dy më pak se golashënuesi më i mirë i këtij edicioni deri tani, Robert Lewandowski.   

Ai ka folur për situatën e Salzburg-ut në Champions dhe ka sfiduar Liverpool-in në një intervistë të dhënë për Uefa.com:

"Janë më të mirët në botë. Skuadra më e fortë. Por ne jemi të fortë në shtëpi, dhe nëse luajmë në maksimum mund t'i mposhtim, kemi një mundësi", ka thënë Haaland.

Për Sky Sports-in e Austrisë, sulmuesi ka folur për rekordin personal: "Sigurisht është një gjë pozitive për mua, por mendoj për skuadrën dhe grupin. Nuk më intereson shumë, mendoj vetëm për ekipin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat