Manchester Utd zhgënjeu me rezultat, duke u mposhtur me 2:1 në udhëtim nga skuadra kazake Astana, në takimin e xhiros së pestë të grupit L të Europa League në futboll.
Manchester Utd avancoi me golin e bukur të Lingard kur shënoi nga rreth 18 metra në këndin e poshtëm të majtë të vendasve në minutën e 10-të, por në periudhën e dytë vendasit morën veten.
Në minutën e 55-të, Shomko barazoi shifrat dhe Bernard shënon autogol në atë të 62-tën dhe Astana fiton me 2:1, që ishte fitorja e parë në grup.
'Djajtë e kuq' kryesojnë grupin me 10 pikë dhe kanë siguruar kalimin më tej, ndërsa Astana është në fund me 3 pikë.