Ancelotti hedh poshtë zërat që e dërgojnë tek Arsenal

Futboll

Ancelotti hedh poshtë zërat që e dërgojnë tek Arsenal

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 21:40
Carlo Ancelotti

Trajneri i Napoli, Carlo Ancelotti, ka pasur një reagim interesant kur është pyetur për zërat që e dërgojnë në Arsenal.

Italiani po lidhet me stolin e ‘Gunners’, pas formës së dobët të Unai Emery dhe situatës jo të mirë tek Napoli.

Por, këtyre zërave u është përgjigjur vet Ancelotti, i cili ka bërë të ditur se qëndron tek skuadra italiane, duke hedhur poshtë thashethemet.

“Do të qëndroj tek Napoli, sigurisht. Këto thasheme! Kam flokë të thinjura dhe eksperiencë. Në këtë moment, janë vetëm thashetheme” ka thënë Ancelotti.

Këto komente Ancelotti i ka dhënë pas barazimit 1:1 me Liverpool, në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat