Reali e shpërblen Valverden

Futboll

Reali e shpërblen Valverden

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 00:04
Valverde

Valverde do të rinovojë kontratën me Realin deri më 2025

Federico Valverde do të vazhdojë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2025, në të cilën do të përfshihet edhe një klauzolë për lirim në vlerë 750 milionë euro, bën të ditur gazeta “Marca”.

Uruguaiani 21-vjeçar ka impresionuar te Real Madridi këtë stinor, duke u bërë lojtar titullar në formacionin e Zinedine Zidane. Ai te skuadra madrilene u transferua në verën e vitit 2016 nga Penaroli për pesë milionë euro.

Por, kaloi fillimisht një periudhë te skuadra B e Realit e më pas edhe u huazua një stinor te Deportivo La Coruna.

Këtë edicion ai ka luajtur në 12 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka shënuar dy gola e ka asistuar dy të tjerë. Kontrata aktuale i skadon Valverdes në verën e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat