Negocioi kalimin e tij te PSG, zbulon të ardhmen e Mbappe

Futboll

Negocioi kalimin e tij te PSG, zbulon të ardhmen e Mbappe

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 08:13
Kylian Mbappé

Javën e kaluar, zërat për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappé te Real Madridi janë intensifikuar. PSG vazhdon të përpiqet ta bindë sulmuesin për të rinovuar, ndërsa Zidane vijon me lëvdatat për talentin francez, duke e joshur nën dhe mbi rrogoz. Tani është Vadim Vasilyev, ish-zv.presidenti i Monaco, që negocioi kalimin e xhevahirit transalpine te PSG, i cili thotë për “Le Parisien” se e sheh Mbappé në ekipin e bardhë:

“Kylian e shoh te Real Madridi. Kur? Nuk di asgjë për këtë, por ky transferim duket i pashmangshëm. Oferta e Real Madridit ishte shumë interesante për Monaco, ndërsa vetë Mbappe më tha: Vadim, për mua është shumë shpejt. Nuk kam luajtur më shumë se një vit në vendin tim. Nuk dua të largohem nga vendi im tani. Dua të bëhem një lojtar i shkëlqyer këtu. Real Madridi më pret”.

Mbappé do të duhet të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Një vendimmarrje e vështirë për muajt në vijim. Ish-lojtari i Monaco është i vetëdijshëm për presionin që sillet rreth tij, pasi Real Madridi është në mundësi që nuk refuzohet dot nga asnjë futbollist, ndërsa nga PSG po përpiqen ta bindin që të rinovojë dhe të bëhet lideri i skuadrës pariziene gjatë viteve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat