Një tjetër çmim për Ronaldon, ja më të mirët e Serie A (2018-2019)

Futboll

Një tjetër çmim për Ronaldon, ja më të mirët e Serie A (2018-2019)

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 10:07
Ronaldon

Gara për “Topin e Artë” duket e ngushtë mes tij, Messit dhe van Dijk, por zërat e orëve të fundit e shohin argjentinasin përpara. Kështu, të hënën, Cristiano Ronaldo mund ta ngushëllojë veten me një arritje tjetër individuale: atë të lojtarit më të mirë të Serie A, sezoni 2018-2019.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, portugezi e ka fituar çmimin, i cili do t'i jepet në “AIC Grand Gala” të hënën në mbrëmje, në Milano. Vitin e kaluar triumfoi Mauro Icardi në këtë drejtim, duke ndërprerë një seri 6-vjeçare të lojtarëve të Juventus: Pirlo tri herë, Bonucci, Tevez dhe Buffon.

Ronaldo, nëse konfirmohen këto zëra, do t’i rikthente bardhezinjtë në podium. Ai do të gjente hapësirë edhe në 11-shen më të mirë të kampionatit italian. Së bashku me të, në sulm, Quagliarella dhe Zapata, me shokun e skuadrës, Pjanic, Barella dhe njëri mes Zielinski e Fabian në mesfushë. Cancelo, Chiellini, Koulibaly dhe Kolarov si katër mbrojtësit më të mirë, ndërsa portieri më i mirë është Handanovic.

CR7 e përfundoi sezonin e kaluar, i pari i tij në Serie A, me 21 gola të shënuar dhe 8 asiste, në 31 paraqitje totale. Këtë vit është në kuotën e 5 golave pas 10 ndeshjeve të luajtura. Ndër çmimet e tjera, që do të jepen, favorit për të riun më të mirë në Serie B është Sandro Tonali. Gasperini, nga ana tjetër, është përpara Allegri për çmimin e trajnerit më të mirë, pasi e ka dërguar Atalantën në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat