Ja me cilat kombëtare pritet të përballet Kosova në rast kualifikimi

Futboll

Ja me cilat kombëtare pritet të përballet Kosova në rast kualifikimi

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 11:57
Ja me cilat kombëtare pritet të përballet Kosova në rast kualifikimi

Grupet e Europianit, ja me cilat kombëtare pritet të përballet Kosova në rast kualifikimi
Ditën e nesërme do të mësohen edhe grupet e Europianit 2020. Kësaj here pritet një turne tepër i veçantë për shkak të zhvillimit në shumë shtete, teksa UEFA është e detyruar të bëjë përzgjedhjet paraparake duke marrë parasysh gjeografinë.

Sipas përllogaritjeve të UEFA-s, rezulton se në rast se Kosova arrin të kualifikohet nëpërmjet Ligës së Kombeve, do të pozicionohet në Grupin C ku bën pjesë Holanda, ose në Grupin F ku ndodhet Gjermania.

Ndarja përfundimtare do të mësohet në muajin mars, pasi variantet janë të hapura në varësi të kualifikimit të Rumanisë nga Liga A.

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)
Ukrainë
Holandë
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi).

SQARIM: Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)
Gjermani
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi).

SQARIM: Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skundra e Ligës D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat