Agim Ademi takim me zyrtarë të UEFA-s, ja çfarë u bisedua

Futboll

Agim Ademi takim me zyrtarë të UEFA-s, ja çfarë u bisedua

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 13:46
Agim Ademi

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është takuar sot me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin.

“Presidenti Agim Ademi po merr pjesë në mbledhjen “Top Executive Programme-UEFA”, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, e ku është i pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

Temat kryesore që po diskutohen në këtë takim janë; Iniciativat në futboll, avancimi i futbollit të femrave dhe sidomos promovimi i futbollit tek kategoritë e reja.

Image

Ndërkohë, gjatë këtij takimi shefi i sektorit të gjyqtarëve në UEFA, Roberto Rosetti do të flasë për ndarjen e drejtësisë dhe sistemin VAR, si dhe mundësinë e lejimit të një sponsori në fanellat e lojës. Presidenti Ademi, nesër, do të ketë edhe takime të veçanta me zyrtarët e UEFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat