Kombëtarja U17 dhe U19 mëson grupet kualifikuese për evropian

Futboll

Kombëtarja U17 dhe U19 mëson grupet kualifikuese për evropian

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 13:52
Sot në selinë e UEFA-s në Nion

Sot në selinë e UEFA-s në Nion, është tërhequr shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2020/2021 për kombëtaren e femrave U-17 dhe për kombëtaren U-19 .

Kosova në këtë short u përfaqësua nga anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka.

Do theksuar se Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në këto kualifikime me Kombëtaren e femrave U17. Në këto kualifikuese janë gjithsej 12 grupe me nga 4 skuadra, derisa Kosova bën pjesë në grupin e 12-të së bashku me Austrinë, Greqinë dhe Lituaninë.

Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Lituani prej 8 deri më 14 tetor të vitit 2020. 28 skuadra do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë, ku do të jenë 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 12 grupet që do të sigurojnë biletën për kualifikim tutje.

Ndërkohë, edhe në kualifikueset e kombëtareve U-19, Kosova do të bëjë pjesë në grupin 12, së bashku me Anglinë, Irlandën dhe Greqinë. Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Greqi, prej 21 deri më 27 tetor, 2020. Edhe në këtë grupmoshë kualifikimin në raundin elitë e sigurojnë 28 ekipe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat