Draxler mendon e largimin nga PSG

Futboll

Draxler mendon e largimin nga PSG

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:15
Julian Draxler

Julian Draxler vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave të Interit për merkaton e janarit.

Gjermani, i cili është pjesë e Paris Saint German që nga viti 2017-të, nuk po arrin të jetë një lojtar titullar sidomos pas ardhjes së Icardit, mund të largohet nga klubi francez, pikërisht për t’u transferuar te një ekip ku mund të luajë rregullisht, për të mos humbur kështu edhe grumbullimin me Gjermaninë për Europianin e ardhshëm.

Në 15 javë kampionat 26-vjeçari është aktivizuar shtatë here dhe vetëm dy herë si titullar. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi që vazhdon të vëzhgojë me interes çdo lëvizje për janarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat