Të shtunën ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës

Futboll

Të shtunën ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 15:56
Të shtunën ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës (femrat) 

Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Në shortin e tërhequr të mërkurën u vendos që fituesi i ndeshjes Vizioni – Mitrovica në gjysmëfinale të luajë me Feronikelin, që në këtë rreth kaloi tutje pa lojë.

Në rast të rezultatit të barabartë në ndeshjet e rrethit të dytë, atëherë do të ketë vazhdime dy herë nga 15 minuta, e nëse përsëri nuk do të ketë fitues, atëherë do të ekzekutohen penalltitë.

Rrethi i dytë
E shtunë, ora 11.00  Vizioni – Mitrovica
E shtunë, ora 13.30  Llapi – Jakova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat