Po shkëlqen në Ligue 1, Inter kërkon ish-talentin e PSG!

Futboll

Po shkëlqen në Ligue 1, Inter kërkon ish-talentin e PSG!

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 16:14
Inter

Interi është me sytë nga merkatoja, teksa kërkon që në janar të bëjë përforcimet e nevojshme, në mënyrë që të vijojë të jetë në hapin e Juventusit në garën për titull. Emra të shumtë janë përfolur si objektiva të zikaltërve, teksa më i fundit në listën e Marottës është Boubakary Soumaré.

Francezi aktivizohet me Lille dhe është një ndër lojtarët më të spikatur këtë sezon. Soumare ka dalë nga akademia e PSG dhe në vitin 2017 kaloi te Lille me parametra zero. Në dy sezonet e para ka luajtur si zëvendësues, ndërsa në atë aktual është titullar i padiskutueshëm, ku ka shfaqur të gjithë potencialin e tij.

Së fundmi, 20-vjeçari firmosi edhe kontratën e rinovimit, por një ofertë e mirë mund të bindë drejtuesit e Lille që ta lënë të lirë francezin. Pozicioni i preferuar për Soumare është përpara mbrojtjes. Marotta pritet që të nisë kontaktet në javët në vijim, që në muajin janar Soumare të mund të vishet zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat