Shkëndija solidarizohet me Shqipërinë

Futboll

Shkëndija solidarizohet me Shqipërinë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 16:49
Shkëndija

KF Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së 17-të përballet me Shkupin në Tetovë dhe kryesia ka vendosur që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Në një javë më shumë emocionale të ndikuar nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, skuadra kuqezi vazhdon punën për sfidën e rradhës kampionale. E diela sjell xhiron e 17-të kur Shkëndija në Tetovë do të presë FC Shkupin në një takim ku kuqezinjtë kërkojnë të kthehen në rrugën e fitores.

Përveç vlerës së pikëve në aspektin garues, takimi i të dielës është mundësi e mirë për bashkim të forcave bashkë me publikun në aksionin humanitarë për grumbullimin e mjeteve për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Ku me këtë rast klubi i ka ftuar të gjithë sportdashësit që të jenë të pranishëm në stadium sepse një biletë e shitur ka vlerë për të prekurit e tërmetit atje.

Futbollisti Armend Halimi ka deklaruar që ndeshja e së shtunës është e rëndësisë së veçantë për dy arsye.

“Takimi me Shkupin ka rëndësi të madhe garuese për ne dhe të gjithë jemi të bindur të japim më të mirën për t’u kthyer në rrugën e fitores. Besojmë të jemi në nivel, ndërsa shpresojmë të kemi mbështetjen e publikut. Një arsye shtesë për prani sa më të madhe të spektatorëve është aksioni humanitarë për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat