“Jam tifoz numër një i Messit, por Van Dijk e meriton Topin e Artë më shumë”

Futboll

“Jam tifoz numër një i Messit, por Van Dijk e meriton Topin e Artë më shumë”

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:06
Leo Messi dhe Virgil van Dijk

Steven Gerrard ka thënë se Virgil van Dijk e meriton ta fitojë Topin e Artë për këtë vit

Më 2 dhjetor do të mbahet ceremonia e Topit të Artë, ndërsa flitet se fitues i këtij çmimi për këtë vit do të jetë Lionel Messi.

Por, Steven Gerrard, legjenda e Liverpoolit beson se Van Dijk e meriton ta fitojë këtë çmim.

“Unë jam tifoz numër një i Messit. E dua lojtarin. Numrat e tij në asistime dhe gola janë të pabesueshme. Unë jam padyshim një tifoz i Messit,” ka thënë Gerrard.

“Por nëse flisni për qëndrueshmëri nga një lojtar gjatë një viti, i cili fiton Ligën e Kampionëve dhe është absolutisht pa të meta në çdo paraqitje, kjo do të thotë që ju meritoni të fitoni Topin e Artë,”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat