E pabesueshme kjo që i faturohet Xhakës

Futboll

E pabesueshme kjo që i faturohet Xhakës

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:07
E pabesueshme kjo që i

Legjenda e Arsenalit, Charlie Nicholas beson që arsye pse u shkarkua trajneri Unai Emery është mesfushori Granit Xhaka. Emery u shkarkua sot në mëngjes derisa në vendin e tij u emërua Freddie Ljunberg.

Nicholas beson që rikthimi i Xhakës në skuadër ka ndikuar që tekniku spanjoll të humbasë drejtimin dhe besimin.

“Nuk është befasi pas ndeshjes se djeshme. Me Xhakën të rikthyer në skuadër, mendoj që humbi drejtim dhe besimin. Mendoj që lojtarët gjithashtu humbën besimin tek ai”. “Është problem.

Nuk është i gjithi faji i tij, mendoj se ka pasur mungesë të lidershipit mbi të dhe ka qenë një tronditje e vërtetë ndaj sistemit për këtë klub të Arsenalit., por Arsenali tani ka nevojë të ngrihet lartë”.

“Rezultatet janë të këqija. Nuk kishte stil, kishte humbur rrugën e duhur dhe drejtimi po vazhdonte në mënyrën jo të duhur”, deklaroi Nicholas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat