Ljungberg kërkon të jetë trajner i Arsenalit deri në fund të sezonit

Futboll

Ljungberg kërkon të jetë trajner i Arsenalit deri në fund të sezonit

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 10:08
Freddie Ljungberg

Arsenal gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar trajnerin Unai Emery, dhe ka emëruar legjendën e klubit Freddie Ljungberg si trajner i përkohshëm.

Ljungberg do ta nis karrierën e tij si trajner i Arsenalit në ndeshjen e së dielës të cilën klubi londinez e zhvillon ndaj Norwichit.

Nëse suedezi arrin të marrë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, do te jetë një fillimi i mirë për të në krye të Arsenalit.

Mediat angleze raportojnë se është vetë suedezi i cili po kërkon një kontratë më afatgjatë si trajner i klubit.

Ndërsa drejtuesit e klubit kanë pranuar idenë e tij që së paku ai ta udhëheq klubin deri në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat