FIFA e dënon përjetë këtë zyrtar të lartë

Futboll

FIFA e dënon përjetë këtë zyrtar të lartë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 10:09
FIFA

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka ndaluar përjetësisht zyrtarin e futbollit brazilian Ricardo Teixeira që të marrë pjesë në aktivitetet që kanë të bëjne me futbollin për shkak të marrjes së miliona dollarëve ryshfet, transmeton Anadolu Agency (AA).

FIFA tha se Teixeira është shpallur fajtor për marrjen e ryshfeteve lidhur me kontratat komerciale për garat e Amerikës së Jugut nga viti 2006-2012.

Ai u gjobit me 1 milion franga zvicerane (1 milion dollarë), por nuk është e qartë se si FIFA mund ta zbatojë pagesën.

Aktgjykimi u njoftua 4 vjet pasi Teixeira u padit nga autoritetet federale të SHBA-ve për akuza për zhvatje, mashtrim dhe pastrim. Ai ka shmangur ekstradimin në SHBA.

Teixeira është ish-dhëndri i ish-presidentit të FIFA-s, Joao Havelange ndërsa ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për gati dy dekada derisa dha dorëheqje në vitin 2012, duke përmendur arsyet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat