Kryetari i klubit të njohur tentoi t’i godasë me top gjyqtarët, ky është dënimi nga FFK

Futboll

Kryetari i klubit të njohur tentoi t’i godasë me top gjyqtarët, ky është dënimi nga FFK

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 10:15
Ilustrim

Sipas FFK, Besnik Mjeku kryetar i klubit ‘KEK-u’ nga Kastrioti është dënuar me 500 euro për shkak që kishte ofenduar gjyqtarët dhe kishte tentuar që t’i godas me top.

Ai këtë veprim e kishte bërë në ndeshjen në mes KEK-ut dhe Besës që është zhvilluar në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.

Andaj FFK duke u bazuar në rregullat disiplinore e ka shqiptuar këtë dënim për Besnik Mjekun.

“BESNIK MJEKU ; kryetar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjës së javës së ; XV-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ KEK-u “ – KF “ Besa “ e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ; raportet zyrtare ( pas përfundimit të ndeshjes , hynë në fushë , ofendon gjyqtaret, njëherit tenton që të njejtit edhe ti godas me top).

Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ; denohet me të holla në shumë prej ; 500 euro ( pesëqind ) .

Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disipolinore neni 1 paragrafi 1 )”, njofton FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat