Rashica “para” Lewandowskit e Wernerit

Futboll

Rashica “para” Lewandowskit e Wernerit

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 10:40
Milot Rashica

Robert Lewandowski ka shpërthyer këtë edicion duke shënuar plot 27 gola në 20 ndeshje garuese për Bayern Muenchenin. Të martën sulmuesi polak shënoi katër gola në fitoren 6:0 ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Por jo në çdo statistikë, Lewandowski është i pari në kampionatin gjerman, kur bëhet fjalë për sulmuesit, shkruan sot Koha Ditore.

Sulmuesi Milot Rashica qëndron para Lewandowskit në një statistikë të rëndësishme – atë për numrin më të madh të goditjeve në drejtim të portës kundërshtare. Rashica është i pari në Bundesligë me mesatarisht 2.11 goditje në portë për ndeshje.

Timo Werner i RB Leipzigut është i dyti me mesatare prej 2,09 goditje, ndërsa Lewandowski i treti me 2,3 goditje për ndeshje. Lewandowski e Werner janë sulmuesit kryesorë në Bundesligë. Werner ka shënuar 62 gola në 105 ndeshje, prejse ka firmosur me RB Leipzigun në vitin 2016. Lewandowki po kalon formë jetësore, por ka vite që shquhet me numrin e madh të golave. Dhe tani në shoqëri me ta është Rashica.

Kështu ka shkruar të premten sajti i afërt me Werder Bremenin, “deichstube.de”. Sipas këtij sajti, gjërat këtë edicion nuk po ecin mbarë për Werderin, që renditet i 14-ti në Bundesligë, por ndryshe qëndron situata me Rashicën, yllin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat