De Jong mahnit Barcelonën, një artist që “vjedh” topat

Futboll

De Jong mahnit Barcelonën, një artist që “vjedh” topat

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 11:41
De Jong mahnit Barcelonën, një artist që “vjedh” topat

Deri tani, Frenki De Jong e ka mahnitur stadiumin “Camp Nou” me elegancën, me finesën dhe teknikën e tij. Erdhi pikërisht për këto elemente në Barcelonë, por ende nuk e ka shpalosur të gjithë potencialin e tij. Kundër Borusias së Dortmundit konfirmoi gjithashtu se është një lojtar i fortë edhe në aspektin fizik.

Të dhënat e tij rezultuan spektakolare. I vendosur si qendër e majtë në mesfushën me tre lojtarë, iu desh që të ndihmonte gjithmonë Xhunior Firpon në markimin e Ashraf Hakimit.

Por jo vetëm, ai u dha një dorë të gjithë shokëve që ishin në vështirësi në momente të caktuara. Ish-lojtari i Ajaksit u shpall mesfushori më i mirë i vitit të kaluar nga FIFA. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve kundër Dortmundit ai theu rekordin e topave të rikuperuar (12). Edhe më parë këtë rekord e kishte vendosur pikërisht kundër gjermanëve, me 7 topa të rikuperuar.

De Jong lexonte aksionet e kundërshtarëve përpara të gjithëve. Ishte si një ushtar që luftonte kudo në mesfushë. Publiku i “Camp Nou”-t e kuptoi performancën e tij të shkëlqyer dhe filloi ta duartrokiste gjithnjë në çdo aksion. Për të dashuruarit e ADN-së së Barcelonës, blerja e De Jongut rezultoi një bekim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat