Reali kërkon 50 milionë euro, Inter në sulm për "të burgosurin" e Zidane!

Futboll

Reali kërkon 50 milionë euro, Inter në sulm për "të burgosurin" e Zidane!

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:40
James Rodriguez

Interi kërkon të bëjë një përforcim të bujshëm në janar, me Marottan që i ka hedhur sytë nga Reali i Madridit. Objektivi i zikaltërve është James Rodriguez, me kolumbianin që nuk po gjen hapësira në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit nga “San Siro” do të provojnë të nisin sa më shpejt bisedimet për një marrëveshje të mundshme me Realin, teksa nga ajo që raporton “La Republica”, pengesa e vetme është pikërisht çmimi i lartë që kërkojnë “Los Blancos” për yllin e tyre.

James është i bindur totalisht tashmë për t’u larguar nga Madridi, por Real kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë. Marotta dhe Interi duket se nuk janë të bindur për një shifër të tillë dhe do të tentohet që të bisedohet për të gjetur një marrëveshje që do të kënaqte të dyja palët.

Nëse Interi dhe Reali arrijnë në një pikë të përbashkët, padyshim zikaltrit do të kryenin një blerje të bujshme me afrimin e një lojtari si James Rodriguez. 28-vjeçari aktualisht është jashtë fushave, pas një dëmtimi të pësuar me Kombëtaren e Kolumbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat