Ngre alarmin

Futboll

Ngre alarmin

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:06
Ngre

Tani që kalendari i ndeshjeve u bë më i ngjeshur dhe luhet pjesa më e rëndësishme e sezonit, Liverpuli ka humbur një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për “timonierin” Fabinjo, i cili është truri i mesfushës së Klopit. Dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Napolin ka rezultuar fatal dhe ligamenti i gjurit të tij kërkon të pushojë afro 1 muaj.

Kjo do të thotë se braziliani do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në vitin 2020 dhe atëherë do të rikthehet për të ndihmuar shokët e tij. Një situatë e tillë alarmon trajnerin dhe stafin, i cili duhet të gjejë zgjidhjen për të zëvendësuar siç duhet Fabinjon. Klop është i qetë sepse ka besim maksimal te futbollistët e tjerë që ka në skuadër.

“Është një lajm shumë i keq. Koha e dëmtimit nuk është e duhura për ne. Fabinjo ka luajtur shumë ndeshje dhe duhet të pushonte dikur. Sigurisht që do ta zëvendësojmë dhe është e rëndësishme që ai të jetë i qetë dhe të punojë për rikthimin. Vajnaldum mund të luajë në atë pozicion, Henderon gjithashtu mund të bëjë mirë aty. Të shohim se çfarë do të bëjmë”, ka thënë trajneri i të kuqve. Klop- Në prag të ndeshjes me Brajtonin, numri një i të kuqve kërkon të karikojë sa më shumë ekipin dhe pavarësisht se janë në krye të tabelës, thotë se dëshiron më shumë intensitet në fushën e lojës.

“Nëse shikoni numrat, do të kuptoni se Liverpuli nuk është skuadra më intensive në kampionat. Ekipe të tjera vrapojnë më shumë sesa ne. Ne jemi shumë të shpejt në sprinte, ndërsa Brajton vrapon më shumë sa ne. Nuk mund të fitojmë gjithmonë njësoj, sepse ka ndeshje të ndryshme ku edhe duhet të vrapojmë. Kjo është një nga ato ku duhet të jemi të organizuar. Duhet të mendojmë për intensitetin në fushën e lojës”, ka thënë Klop. Liverpuli ka mbajtur vetëm 2 herë portën e paprekur në kampionatin anglez, pavarësisht se ka arritur të fitojë 12 nga 13 ndeshjet dhe kryeson renditjen.

Gjermani kërkon perfeksionin dhe mendon se ky është viti i duhur për t’u rikthyer te titulli kampion, prandaj do të korrigjojë të gjitha aspektet negative. Brajtoni vjen pas dy humbjesh radhazi në kampionat dhe do të kërkojë reagimin kundër Liverpulit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat