I lodhur nga situata te Napoli, ish-madrileni lë Europën në janar!

Futboll

I lodhur nga situata te Napoli, ish-madrileni lë Europën në janar!

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:55
Jose Callejon

Situata aktuale te Napoli nuk është aspak e mirë, me lojtarët kryesorë të ekipi që nuk kanë një marrëdhënie të mirë me presidentin De Laurentiis. Njëri prej tyre është edhe Jose Callejon, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Gjendur në këtë situatë, largimi i tij në janar duket thuajse i sigurt. Janë disa ekipe që interesohen për Callejon, por siç raportohet nga mediat italiane, spanjolli e ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm, që pritet të jetë Kina.

Callejon do të ribashkohet me Rafa Benitez dhe Marek Hamsik, të cilët kanë qenë dikur te Napoli. Siç edhe u kuptua, 33-vjeçari pritet të firmosë me ekipin e Dailan Yifang, ku aktivizohet gjithashtu edhe Ferreira Carrasco, por edhe Salomon Rondon. Në të kaluarën, Callejon ka qenë pjesë edhe e Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat