Reali fiton me golat e Ramosit dhe Carvajalit

Futboll

Reali fiton me golat e Ramosit dhe Carvajalit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:48
Reali fiton me golat e Ramosit dhe Carvajalit

Real Madridi triumfon si mysafir me rezultat 2:1 ndaj Alaves, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Estadio Mendizorrotza”.

Tri gola u shënuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 52-të, Kroos për mrekulli kroson, ndërsa Ramos kërcen më së largu dhe shënon me kokë për 0:1.

Në minutën e 65-të, Perez nga penalltia ka qenë i saktë dhe barazon 1:1.

Pas katër minutave (69') Carvajal nga afërsia shënon për fitoren e madhe të Realit.

Pas 14 jave Reali prinë me 31 pikë, ndërsa Alaves është në pozitën e 13-të me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat