Zidane me deklaratë të pazakonshme

Futboll

Zidane me deklaratë të pazakonshme

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:49
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane po e shijon suksesin e arritur kundër Alaves dhe kreun e renditjes në La Liga. Gjithashtu, ai nuk ka harruar të thumbojë atë që e kanë kritikuar atë dhe skuadrën pak kohë më parë.

Francezi ka folur në konferencë për shtyp pas fitores 2-1 të marrë në udhëtim falë golave të Ramos dhe Carvajal.

“Nuk kemi ndryshuar, por ka ardhur një përmirësim i dukshëm. Duhej vetëm të kishim durim dhe e kemi bërë. Këto fitore kanë një rëndësi shumë të madhe”, ka thënë Zizou.

“Janë jetike për ne dhe ecurinë tonë. Tani arrijmë të fitojmë edhe në fusha të vështira si kjo”. Më pas ka ardhur thumbimi.

“Unë, gjithsesi, nuk e harroj se pak muaj më parë nuk keni lënë gjë pa thënë. Duhet qetësi, vetëm kjo duhet. Tani të vazhdojmë të punojmë duke mbetur të përqendruar te një sezon që është akoma i gjatë”, ka përfunduar Zidane, për të cilin kjo deklaratë nuk është shumë e zakonshme, pasi njihet për maturinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat