Chelsea kokulur, Mourinho ballëlart

Futboll

Chelsea kokulur, Mourinho ballëlart

Nga: K. Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 18:02
West Ham

Chelsea si vendas mposhtet me 1:0 nga West Ham, në derbin londinez.

Në minutën e 48-të, Cresswell nga një pozitë e vështirë rreth 10-11 metra shënon për fitoren e madhe, ndërsa Chelsea doli kokulur nga kjo humbje, duke u renditur në vend të katërt me 26 pikë, kurse West Ham është i 13-ti me 16 sosh. Jose Mourinho, trajner i Tottenhamit, doli ballëlart me ekip, duke fituar me 3:2 ndaj Bournemouth.

Alli shënoi në minutën e 21-të dhe të 50-tën e Sissoko në atë të të 69-tën për Tottenham dhe Wilson (73' e 90+6') për Bournemouth.

Pas javës së 14-të në Premier League, Tottenham pozicionohet në vend të pestë me 20 pikë dhe Bournemouth i 12-ti me 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat