Hidhet shorti, Kosova do të luajë kundër këtyre superfuqive nëse kualifikohet

Futboll

Hidhet shorti, Kosova do të luajë kundër këtyre superfuqive nëse kualifikohet

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 18:23
Nisin emocionet e pakufishme edhe për Kosovën për shortin e Kampionatit Evropian 2020

(E plotësuar) - Hidhet shorti në Bukuresht për Kampionatin Evropian 2020. Kosova do të luajë kundër këtë superfuqive nëse kualifikohet! Kundër Austrisë, Holandës dhe Ukrainës.

Grupi më i fortë padyshim se është ai i grupit F: Fituesi i finales së play-off-it së Ligës së Kombeve, divizioni A ,Portugali, Franca dhe Gjermania. Kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia me Cristiano Ronaldon janë në grup të hekurt me gjermanët dhe francezët, kjo e fundit kampion në fuqi i botës. Grup drithërues. 

Zvicra e shqiptarëve, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Admir Mehmedit dhe Albian Ajetit, janë në grupin A me Italinë, Turqinë e Uellsin.

Grupi A
Turqia
Italia
Uellsi
Zvicra

Grupi B
Danimarka
Finlanda
Belgjika
Rusia

Grupi C
Holanda
Ukraina
Austria
Fituesi i finales së Ligës së Kombeve-divizioni D: Kosova/Maqedonia e Veriut/Gjeorgjia/Bjellorusia
Grupi D
Anglia
Kroacia
Fituesi i finales së play-off-it së Ligës së Kombeve, divizioni C 
Çekia

Grupi E
Spanja
Suedia
Polonia
Fituesi i finales së play-off-it së Ligës së Kombeve, divizioni B
Grupi F
Fituesi i finales së play-off-it së Ligës së Kombeve, divizioni A  
Portugalia
Franca
Gjermania

Në qytetin e Bukureshtit në Rumani, nisin emocionet e shortit për Kampionatin Evropian 2020, që do të mbahet në 12 shtete! 

Të gjithë në emocione!

Edhe Kosova sepse ka rastin që të jetë në ngjarjen më të madhe nëse e kalon Maqedoninë e Veriut dhe pastaj në finalen e Ligës së Kombeve në grupin D, Gjeorgjinë ose Bjellorusinë, varet cilat kualidikohet.

Emocione e emocione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat