Kompletohen grupet për Euro 2020

Futboll

Kompletohen grupet për Euro 2020

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 19:06
Ilustrim

Në kryeqytetin e Rumanisë, në Bukuresht, janë përcaktuar grupet për Euro 2020.

Sot janë përcaktuar edhe grupet për garën më prestigjioze në futbollin evropian, Kampionatin Evropian 2020.

20 kombëtare janë ndarë në gjashtë grupe, kurse katër kombëtare janë akoma të panjohura, por kanë mësuar vendin e tyre, në rast kualifikimi.

Kosova ka mundësinë e saj që të kualifikohet në Euro 2020, dhe në rast se kualifikohet, ajo do të jetë në Grupin C, me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Ai që po konsiderohet si Grupi i vdekjes është grupi F, ku luajnë Franca, Gjermania, Portugalia, dhe fituesi i Ligës A, në play off të Ligës së Kombeve.

Më poshtë mund t’i shihni se si duken grupet.

GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)

Turqi

Itali

Uells

Zvicër

GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)

Danimarkë

Finlandë

Belgjikë

Rusi

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Holandë

Ukrainë

Austri

Fituesi i Ligës D ( Liga e Kombeve) – këtu mund të luajë Kosova

GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

Angli

Kroaci

Fituesi i Ligës D ( Liga e Kombeve)

Republika e Çekisë

GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

Spanjë

Suedi

Poloni

Fituesi i Ligës B (Liga e Kombeve)

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

Fituesi i Ligës A ( Liga e Kombeve)

Portugali

Francë

Gjermani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat