Presidenti i FFK-së, Ademi, flet pas shortit për Euro 2020: Short i mirë për ne

Futboll

Presidenti i FFK-së, Ademi, flet pas shortit për Euro 2020: Short i mirë për ne

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 19:50
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur pas shortit të tërhequr në Bukuresht të Rumanisë, ku janë përcaktuar grupet për Euro 2020.

Kosova ka kuptuar se në rast kualifikimi nga play off i Ligës së Kombeve, atëherë do të jetë pjesë e Grupit C, ku luajnë Holanda, Ukraina dhe Austria.

Ky grup, sipas presidentit të FFK-së, është një nga grupet më të lehta që Kosova mund të shortohej.

“Ne do të fokusohemi në dy përballjet që do t’i zhvillojmë në muajin mars në Ligën e Kampionëve dhe shpresojmë që t’i kalojmë që të dyja”, ka thënë Ademi.

“Është një short i mirë për ne, pasi Grupi C ka disa kundërshtar më të lehtë dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha, por fillimisht jemi të fokusuar në play-offin e Ligës së Kombeve”.

“Ne kemi kontakte të vazhdueshme me UEFA-n dhe kemi biseduar më së shumti për VAR-in që ta inkuadrojmë në Kosovë”.

“Natyrisht, se ne biseduam edhe për ndeshjet që na presin në Ligën e Kombeve dhe për ligat tona. Në këtë takim biseduam edhe me kryetarin e Rumanisë, pasi aty do t’i zhvillojmë ndeshjen e parë, në rast se kualifikohemi natyrisht”.

“Po ashtu edhe në Amstredam do të shkojmë për t’i shikuar mundësitë tona që të sigurojmë një kamp stërvitor në rast se do të kualifikohemi”, ka shtuar më tej i pari i FFK-së.

Kosova do të duhet të kalojë Maqedoninë Veriore dhe fituesin e çiftit Gjeorgji – Bjellorusi për të qenë pjesë e këtij kampionati dhe grupit C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat