Bayern befasohet në ‘Allianz Arena’ nga Leverkusen – fitore e madhe e ‘Aspirinave’

Futboll

Bayern befasohet në ‘Allianz Arena’ nga Leverkusen – fitore e madhe e ‘Aspirinave’

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 20:43
Bayern

Bayern Munich është mposhtur para tifozëve të vet në ‘Allianz Arena’.

Bayer Leverkusen ka marrë një fitore të madhe në udhëtim, kundër Bayern Munich, me rezultatin 1:2, në kuadër të Bundesliga.

Leon Bailey ishte heroi i ‘Aspirinave’ në këtë takim, duke realizuar dy gola që patën vlerën e tri pikëve.

Fillimisht, Bailey shënoi në minutën e 10’, për rezultatin 1:0, duke zhbllokuar kështu takimin më shpejt sesa është pritur.

Thomas Muller reagoi për vendasit, duke shënuar në minutën e 34’, por festa e bavarezëve ishte shumë e shkurtër.

Bailey shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim, në minutën e 34’, për epërsinë e dytë të Leverkusen. Në të dy golat, Bailey u asistua nga Kevin Volland.

Leverkusen luajti me 10 lojtarë nga minuta e 81’, pasi Jonathan Tah u ndëshkua me karton të kuq.

Bayern Munich me këtë humbje mbetet në kuotën e 24 pikëve, duke mbetur në pozitën e katërt, kurse Leverkusen ngritët në 22 pikë, në pozitën shtatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat