Presidenti Duka, gjatë shortit të EURO 2020, kërkon ndihma për zonat e prekura nga tërmeti

Futboll

Presidenti Duka, gjatë shortit të EURO 2020, kërkon ndihma për zonat e prekura nga tërmeti

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:04
Foto nga shorti

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian.

Kjo temë është diskutuar edhe me këshilltarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo. Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre.

Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat