Lampard pas ndeshjes ndaj West Ham: Humbja na ndihmon të mësojmë - Bota Sot
Lampard pas ndeshjes ndaj West Ham: Humbja na ndihmon të mësojmë

Futboll

Lampard pas ndeshjes ndaj West Ham: Humbja na ndihmon të mësojmë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 00:06
Frank Lampard

Frank Lampard nuk është i lumtur me humbjen e pësuar ndaj West Ham, por pret të merr diçka pozitive.

Chelsea është mposhtur sot para tifozëve të vet, në ‘Stamford Bridge’, me rezultatin 0:1.

Trajneri i Chelsea ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes me West Ham, duke u shprehur se skuadra do të mësojë nga kjo humbje.

“Mendoj se mund t’i përballojmë ndeshjet më mirë. Mendoj se kjo është pjesë e procesit” ka thënë Lampard.

“Nuk mendoj se kjo do të jetë gjëja më e keqe për ne, sepse kemi bërë shumë mirë gjatë gjashtë javëve të fundit” ka shtaur anglezi.

“Do të ketë momente si ky. Nuk do të shkonim asnjëherë përgjatë sezonit, pa humbje. Nuk do të shkonte në atë mënyrë” shtoi ndër të tjerash Lampard.

Chelsea sot pati edhe mungesën e Tammy Abraham, mungesë kjo e cila u vërejt në lojën e ‘Bluve’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat