Pioli: Milanit i duhet më shumë kualitet

Futboll

Pioli: Milanit i duhet më shumë kualitet

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 06:06
Pioli

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, beson se skuadra e tij ka nevojë për më shumë kualitet.

Rezultatet negative të Milan nën urdhrat e Gattuso dhe Giampaolo, nuk janë larguar as me ardhjen e Pioli.

Trajneri italian ka hasur në vështirësi për t’i kthyer ‘Rosonerit’ në rrugë të drejtë. Ai së fundmi ka thënë se skuadra ka nevojë për më shumë kualitet, në mënyrë që të arrijnë rezultate më të mira, para ndeshjes me Parman.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, kështu që ne duhet të ruajmë shpirtin që treguam në ndeshjet e fundit” ka thënë fillimisht Pioli.

“Por, ne duhet që të përmirësohemi shumë teknikisht dhe në kualitet. Duhet të ndalojmë së dhëni topa aq lehtë” ka shtuar trajneri.

Milan dhe Parma përballen me njëra tjetrën nesër, në kuadër të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat