Gattuso e zëvendësoi te Milan, historia drejt përsëritjes për “Aeroplanin”

Futboll

Gattuso e zëvendësoi te Milan, historia drejt përsëritjes për “Aeroplanin”

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 08:06
Rino Gattuso

Me humbjen e të shtunës mbrëma në shtëpi ndaj Lecce me rezultatin 0-1, Vincenzo Montella rrezikon seriozisht shkarkimin. E ardhmja e tij ishte vënë fuqishëm në diskutim që pas humbjeve të javëve të mëparshme ndaj Cagliari dhe Verona.

Fironetina numëron 3 humbje radhazi dhe një barazim në 4 javët e fundit, duke u renditur në vendin e 11-të, në kuotën e 16 pikëve pas 14 javë kampionat në Seria A, vetëm 2 pikë më shumë se Lecce në vendin e 14-të. 

Tashmë “Aeroplani” mund të nisë fluturimin e tij larg pankinës së Fiorentinës, pas zeros së radhës në klasifikim, me presidentin Commisso gati të ndryshojë rrjedhën.

Në vend të Montella-s, presidenti me origjinë kalabreze mund të emërojë Rino Gattuso, që gjithashtu në vitin 2017 mori vendin e “Aeroplanit” në drejtimin e skuadrës së Milan. Pra historia mund të përsëritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat