Të gjithë kundër Pep: Po shkatërron klubin, ka një karrierë falë Messi-t

Futboll

Të gjithë kundër Pep: Po shkatërron klubin, ka një karrierë falë Messi-t

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 09:54
Pep Guardiola

Bota e futbollit, dihet, nuk është shumë mirënjohëse. Dhe nuk ka pothuajse kurrë rëndësi fakti që ke fituar, nëse i duhet treguar dera dikujt, tifozët dhe drejtuesit nuk mendohen dy herë.

Mjafton të mendohet për rastin e Ranieri-it te Leicester ose Jardim te Monaco, arkitektë të dy mrekullive të vërteta dhe të shkarkuar pak muaj më vonë.

Për këtë arsye nuk aspak befasuese që dikush të kërkojë kokën e një prej trajnerëve më fitues të mijëvjeçarit të ri për shkak se sezoni nuk po shkon ashtu siç mendohej.  

Ka mjaftuar një barazim 2-2 kundër Newcastle që tifozët të ndezin rrjetet sociale me #PepOut.

"Jam tifoz i City-t prej 10 vitesh dhe e kam të vë shtirë të postoj një gjë të tillë. Pep Guardiola po shkatërron klubin tim dhe traditën tonë. Shkarkojeni para se të jetë vonë. Ai ka një karrierë falë Messi-t, që i ka dhënë një reputacion fals. Ju lutem, bashkohuni me mua #PepOut", ka shkruar një tifoz.    

Ai nuk ka qenë i vetmi që e mendon kështu: "Vazhdoni të flisni mirë për Pep! Meriton shkarkimin. Dhe ju që thoni se i mungojnë mbrojtësit, nuk është e vërtetë. Cancelo kushtori 60 milionë dhe Walker ka luajtur si qendërmbrojtës disa herë me kombëtaren. Megjithatë, ai vazhdon të aktivizojë Fernandinho-n në mbrojtje", ka shkruar një tjetër.

Më pas ka edhe nga ata që nuk duan të jenë mosmirënjohës, por që mendon gjithsesi se ka ardhur koha për të ndryshuar: "Faleminderit për gjithçka, por është momenti të largohesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat