Watford shkarkon trajnerin Quique Sanchez Flores

Futboll

Watford shkarkon trajnerin Quique Sanchez Flores

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 13:53
Quique Sanchez Flores

Watford ka shkarkuar kryetrajnerin.

Skuadra e Premierligës, Watford, ka marrë një vendim të rëndësishëm këtë mesditë.

Bordi drejtues i Watford ka vendosur që skuadra të ndajë rrugët me trajnerin Quique Sanchez Flores.

Flores ishte në krye të Watford për më pak se tre muaj, para se të shkarkohej nga ajo pozitë, pas rezultateve negative.

Kujtojmë se ky ishte rrugëtimi i dytë i Flores me skuadrën e Watford.

Quique Sanchez Flores është trajneri i tretë që shkarkohet në Premierligë, brenda një kohe të shkurtër, pas Pochettino e Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat