Sassuolo i merr pikë Juventusit

Futboll

Sassuolo i merr pikë Juventusit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:20
Sassuolo i merr pikë Juventusit

Lojë e mirë e me katër gola në Torino mes Juventusit dhe Sassuolos e cila përfundoi me rezultat 2:2, në kuadër të javës së 14-të në Serie A në futboll. 

Në minutën e 20-të, Leonardo Bonucci nga rreth 17-18 godet fortë dhe shënon në këndin e poshtëm të portës së Sassuolos, 1:0. 

Gëzimi qe jetëshkurtër, ngase në minutën e 23-të Boga barazon shifrat (1:1). 
Sassuolo u tregua e papërshtatshme dhe i shënon sërish kampionit dhe liderit italian. 

Në minutën e 47-të, Caputo nga rreth 15-16 metra me goditje të saktë kalon në epërsi (1:2) Sassuolon. Cristiano Ronaldo nga penalltia barazon rezultatin në minutën e 67-të.  

Juventusi kryeson me 36 pikë, ndërsa Sassuolo është në vend të 12-të me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat