Drita kokulur nga ‘Riza Lushta’

Futboll

Drita kokulur nga ‘Riza Lushta’

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:49
Drita kokulur nga ‘Riza Lushta’

Drita nga Gjilani nuk ia del në ‘Riza Lushta’ në duel me Trepçën ’89, duke pësuar humbje me rezultat 3:1, në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor përkatësisht të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.

Djelmoshat e kryetrajnerit Shpëtim Idrizi treguan angazhim të madh dhe arkëtuan tri pikë të mëdha, që nuk maten as me ari.

Në minutën e 17-të, Leart Emini me zgjuarsinë e tij shënon për 1:0, ndërsa në fund të pjesës së parë Ardian Cuculi në tentim për ta shmangur topin, shënon autogol, 2:0. Në minutën e shtatë të pjesës së dytë përkatësisht të 52-tën, Muharrem Jashari thellon epërsinë në 3:0.

Gilberto Fortunato në minutën e 63-të, ngushton rezultatin në 3:1. Drita është në vend të tretë me 31 pikë dhe Trepça '89 mban pozitën e tetë me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat