Lucas Hernandez paralajmëron rivalët

Futboll

Lucas Hernandez paralajmëron rivalët

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 15:05
Lucas Hernandez

Shorti për Euro 2020 nuk ka qenë aspak i mëshirshëm për Francën, që ka përfunduar në një grup me Gjermaninë dhe Portugalinë.

Gjithsesi, mbrojtësi i Gjelave dhe i Bayern, Lucas Hernandez, është shprehur optimist dhe ka paralajmëruar rivalët: "Është e rëndësishme ta mbyllim mirë sezonin dhe të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë", ka thënë ai për RMC Sport.  

"Nuk do të jetë e lehtë ta nisim turneun me ndeshjen kundër Gjermanisë, por duhet të jemi më  të mirë se kundërshtarët nëse duam të shkojmë përpara".

"Të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira. Megjithatë, nuk duhet të kemi frikë: ne jemi Franca, kampionët e botës në fuqi. I respektojmë të gjithë kundërshtarët, por nuk kemi frikë prej tyre, duhet të jetë e kundërta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat